Shkruan në Facebook Bardh Spahia, kryetar i Bashkisë Shkodër: Festat janë një moment i bukur gëzimi dhe bashkimi me njëri – tjetrin. E këtë gëzim të Fiter Bajramit pata kënaqësinë ta ndaja me familjen e nderuar Kazazi.
Bashkë me kandidatet për këshillin bashkiak uruam përmes kësaj vizite jo vetëm familjen Kazazi, por edhe çdo besimtar mysliman të Shkodrës.
Traditat e qytetit tonë kanë qënë ndër rrjedhat e shekujve të bukura e të mbushura me mesazhe vëllazërie.
Gëzuar Fiter Bajramin!