Dita e sotme është shumë e veçantë për një nga futbollistët e Vllaznisë. Ildi gruda është bërë baba për herë të parë.
Është vetë sulmuesi që ka ka ndarë me ndjekësit lajmin e gëzueshëm. Gruda është bërë baba i një vajze, ndërsa ka zbuluar edhe emrin e vogëlushes. sulmuesi dhe bashkëshortja e tij Sindi Gërdoçi kanë vendosur ta quajnë Ariel.
Kujtojmë se Gruda mungon prej disa muajsh për shkak dëmtimi, ndërsa është shumë afër rikthimit në fushë. Ndërkohë ky është një lajm i mrekullueshëm edhe për klubin e Vllaznisë, pasi tashmë do të kenë një tifoze më shumë për duelin kundër Dinamon që do të luhet në orën 19:00 në “Elbasan Arena”.