Shumë sanksione janë publikuar ndaj Rusisë për shkak që kjo e fundit ka filluar edhe sulmet ushtarake ndaj Ukrainës. Gjersa jemi në ditën e 3-të të kësaj situate të tensionuar, ka ardhur edhe një vendin zyrtarë i FIFA-s për këtë ngjarje.
FIFA ka publikuar sanksionet e fundit ndaj Rusisë, e cila tashmë ka shumë sanksione kundër saj edhe në botën e sportit.
Disa nga dënimet që do ketë Rusia janë:
Asnjë ndeshje ndërkombëtare nuk do luhet në territorin rus, ndeshjet e Rusisë do luhen në territor neutral pa tifozë.
Rusia do prezantohet si Bashkësia e Bashkuar e Futbollit të Rusisë dhe jo si Rusia.
Nuk do lejohet himni apo flamuri rus në asnjë ndeshje të Rusisë.