Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, në faqen e tij zyrtare në Facebook ka njoftuar për një aktivitet që organizohet në auditorin A3 të tij nga një organizëm i huaj me aktivitet në këtë rajon, Instituti “Yunus Emre”.
Siç kuptohet të paktën nga ftesa, UNISHK vë në dispozicion sallën e takimit dhe nuk është organizator por as bashkëorganizator i eventit për Hasan Riza Pashën. Kjo ftesë, ka ngjallur reagimin e klerikut të njohur Dom Nik Ukgjini, ideator dhe mbështetës i restaurimit të mjaft vlerave e monumenteve të trashëguara nga historia jonë
“E pashë këtë ftesë për një ditë përkujtimore, që nesër do mbahet në sallën e rektoratit, për Hasan Riza Pashën një figurë kontraverse i ardhur nga shtetet arabe i cili ma tepër i ka mbrojtë interesat turke se sa tonat.
Me rastin e malazezve për të marrë Shkodren, ajo ngjarje konvergoi kur turqit ishin në ikje e siper, e qyteti e popullata qe dëmtuar shumë rendë nga malazezët në përpekje për ta marrë atë në vitet 1912-1913. Nuk e di se sa universiteti duhej të ngatërrohej me këtë ngjarje të dyshimtë e aq më tepër kur kjo organizohet nga Institute të hueja.”, shkruan Dom Nik Ukgjini në komentin e tij në publikimin në rrjete sociale të UNISHK.