Bashkia Shkoder duket se tashme ka hyre ne faze ndryshimesh. Pertej performaces se ketyre diteve te kryetarit te Bashkise Shkoder Bardh Spahia, i cili eshte fokusuar tek problemet me imediate te banoreve te Shkodres, duket se tashme do te kete levizje edhe te stafit te Bashkise Shkoder
Levizjet e para, kane ndodhur ne dy njesite administrative ne Bashkine Shkoder, ne njesine adminsitrative Dajç dhe Postribe.
Burime per eetimes bejne me dije se dy administratoret, Gjovalin Darragjati dhe Altin Shabaj, jane liruar nga detyra e Administratorit te ketyre njesive administrative ne Bashkine Shkoder.
Ne shkresen zyrtare behet me dije se brenda 5 ditesh duhet te behet edhe dorezimi i dokumentacionit te administratoreve ne njesite respektive.
Sipas burimeve prane Bashkise Shkoder mesohet se shkresa zyrtare i eshte derguar titullareve te ketyre njesive nderkohe qe ende nuk dihen emrat qe do te pasojne drejtimin ne keto dy njesi administrative ne Bashkine Shkoder.