Sukseset e shqiptarëve duket se nuk kanë të ndalur, tani filmi ”Delegacioni” hyn në nominimet e çmimit ‘Oscar’. Filmi “Delegacioni”, me regji të Bujar Alimanit, i cili është përzgjedhur për çmimin “Oscar”, do të shfaqet në New York në datën 14 janar.
Duket se filmi shqiptar nuk ka njohur ndonjëherë kaq shumë sukses në skenat ndërkombëtare. Jo vetëm përzgjedhja në kompeticione ndërkombëtare të filmit është e vështirë, por edhe vlerësimi.
Filmi “Delegacioni” është shfaqur në shumicën e festivaleve ndërkombëtare dhe madje, edhe në festivalet e Kategorisë A, ndërsa më 14 janar do të shfaqet edhe në New York.
Duhet theksuar se filmat e Alimanit kanë shumë të fortë elementin historik: jo si rrëfim kohor, por si një dëshmi e zhvillimeve social-politike të kohës, qoftë asaj të shkuar, ashtu edhe asaj të tashme. Madje, filli i hollë që ndan aspektin kohor në filmat e tij thuajse harrohet gjatë shikimit të filmit, pasi në fakt situatat shpesh janë aktuale, siç është rasti në filmin “Delegacioni”.