Blerimi, një punonjës i një stacioni televiziv, merr përsipër një punë shumë të pazakontë. Kolegu i Blerimit e prezanton me Drinin, një i ri i papunë i cili pretendon të jetë i sëmurë. Drini i jep detyrë Blerimit ta filmojë duke diskutuar gjendjen e tij të pazakontë neurologjike me shpresën se videoja do të bindë një komb të huaj për t’i dhënë atij azil.
Është kjo në përmbledhje e shkurtër e filmit “Takim në ajër”, 90 minuta, premiera e të cilit u shfaq në Shkodër. Një krijim kinematografik në zhanrin e dramës, ai vjen në interpretimin e Herton Meta, Todi Kasemi, Auron Mimaj, Sebina Matlija dhe Sajmir Pepushaj. Regjisor i filmit është Ardit Sadiku, i cili ka edhe të drejtat e plota të tij.
Pas Shkodrës, promovimi i këtij filmi të veçantë në llojin e tij,do të vazhdojë në qytete të ndryshme të Shqipërisë por edhe përtej kufijve.