Pas publikimit të video nga gazetari investigativ Artan Hoxha, institucionet ligjzbatuese vihen në lëvizje. U filmua duke thithur “pluhur të bardhë” në lokal, SPAK nis hetimet për kryebashkiakun e Bulqizës Lefter Alla. Lajmi është bërë i ditur para pak minutave, ndërsa detaje të reja priten në orët në vijim.
Drejtuesi socialist i Bashkisë së Bulqizës, nëpërmjet një statusi në “Facebook” thotë se nuk është ai që shfaqet në pamjet filmime, të shfaqura në “ABC News”, nga gazetari Artan Hoxha, të bëra virale, ku duket një person i cili merr dr.ogë.