E paralajmeruam qe mbreme dhe ne fakt keshtu rezultoi. Federata Shqiptare e Futbollit ia ka besuar drejtimin e finales se sotme ne mes Vllaznise dhe Laçit, njerit prej arbitrave te saj me te mire. Behet fjale per Juxhin Xhajen.
Ne loje kane qene edhe dy nderkombetaret e tjere, Eldorian Hamiti dhe Enea Jorgji, por ky i fundit eshte kontestuar nga laçianet, ndersa arbitri lezhjan eshte kontestuar nga Vllaznia. Si rrjedhoje, akordi eshte gjetur per nderkombetarin tjeter.
Edhe anesoret e ti do te jene dy qe mbajne stemen e FIFA-, pikerisht fieraku Ilir Tartari dhe tiranasi Dojando Myftari. Ndërsa në sistemin VAR janë caktuar Florian Lata dhe Nertil Bregasi. Vezhgues i arbitrave do te jete Albano Janku, ndersa delegat i Federates do jete shefi i Sektorit te Garave Marius Sulejmani.
Fituesi i finales merr si shpërblim nga FSHF 50 milionë lekë të vjetër. Por ne fakt luhet per me shume se kaq, sepse perfitimet per kualifikimin ne Europe si fitues i Kupes shkojne ne 590 milione leke te vjetra.