“Na u priftë e mbara”, kështu e ka mbyllur publikimin e tij në Facebook Helidon Bushati, teksa është mësuar përbërja e listës së kandidatëve të PD- së për Qarkun e Shkodrës. Në pak rreshta, drejtuesi politik i fushatës së PD- së në Qarkun e Shkodrës, bën thirrje për të përveshur mëngët për të çuar deri në fund një frymë popullore që nis nga Shkodra.
PUBLIKIMI NË FACEBOOK I HELIDON BUSHATI
Kjo nuk është gara e një liste. Është pertej saj.
Është koha të perveshim mëngët të gjithë bashkë dhe të çojmë deri në fund një frymë popullore, që nis nga Shkodra. Sot secili prej nesh ka fatin dhe hapësiren të bëhet pjesë e një rezultati historik që Shkodrës i mungon dhe sot e meriton.
Fitorja e Partisë Demokratike me 25 Prill është e pashmangshme. Shkodra do t’i prijë edhe njëherë fitores historike dhe askush nuk do mundet ta ndalë vullnetin e qytetarëve të Shkodres për ndryshimin e madh. Numërimi mbrapsht ka nisur.
Fitorja nis nga Shkodra! Drejt fitores së shumëpritur!
Na u priftë mbarë! 🙏🏻