Shkruan në Facebook Benet Beci, kryetar i Bashkisë Shkodër: Të rinjtë e gjimnazit “28 Nëntori” nuk bënë krenare vetëm Shkodrën, por të gjithë Shqipërinë, duke u vlerësuar me çmimin e parë në festivalin ndërkombëtar INTEL AI.
E nisëm sot bashkë ditën në mjediset e bashkisë me nxënësit e klasës së inteligjencës dhe mësueset e tyre nga kjo shkollë.
Ermi, Gerti dhe Endri më treguan për gjetjet e tyre që kanë në fokus lehtësimin e trafikut të qytetit, një projekt inovator përmes inteligjencës artificiale falë programit të kodimit në këtë shkollë.
Së bashku me të rinjtë, pamë nga afër edhe qendrën e monitorimit nëpërmjet sistemit të kamerave të qytetit të Shkodrës, nga ku të rinjtë do të kenë mundësi të hartojnë projekte të tjera inovative që do t’i vëmë në zbatim për Shkodrën.
Suksese të gjithëve!