Shkruan në Facebook Benet Beci, kryetar i Bashkisë Shkodër: Prita sot boksierët tanë kampionë dhe trajnerin e Vllaznisë, Zef Gjoni, pas suksesit të arritur pak ditë më parë, duke i dhuruar Shkodrës titullin e 25-të kampion.
I garantova sportistët dhe drejtuesit e boksit në Shkodër se dera e bashkisë Shkodër do të jetë përherë e hapur dhe do të jemi gjithmonë në mbështetje të sportistëve elitarë të Shkodrës.