Drejtoria Vendore e Policise Shkoder: Me datë 25.08.2017, rreth orës 20:50, në numrin e emergjencave 112, ka ardhur një njoftim se në rrugën “Brigada VIII”, ka rënë zjarr. Menjëherë janë nisur Shërbimet e Policisë dhe Zjarrfikset, ku kanë konstatuar një dyqan parfumerie i cili kishte marrë flakë. Menjëherë forcat zjarrfikse kanë bërë të mundur vënjen nën kontroll e më pa fikjen e zjarrit. Grupi hetimor dhe ekspertët e zjarrit po punojnë për identifikimin e shkakut të rënjes së zjarrit. /ShkoderWeb/