Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas lajmit se kryebashkiaku i Lushnjes Fatos Tushe është arrestuar nga policia, nën dyshimet për korrupsion. Në një postim në Twitter, Rama thotë se Tushe dhe “cilido tjetër i akuzuar nga drejtësia në këtë rast apo në çdo rast, nuk do të ketë asnjë mbrojtje nga Partia Socialiste”.
Sipas shefit të Qeverisë, “flamuri i PS s’mund të bëhet mbulesa e askujt, për asnjë interes apo faj vetjak”.
Kryeministri Rama postim ne Twitter:
Kryetari i Bashkisë së Lushnjës dhe cilido tjetër i akuzuar nga drejtësia në këtë rast apo në çdo rast, nuk do të ketë asnjë mbrojtje nga Partia Socialiste e duhet të përgjigjen vetë para drejtësisë, me avokatët e tyre e me gojën e tyre!
PS u shërben zgjedhësve jo të zgjedhurve.
Çdo zgjedhës duhet ta dijë se besnikëria jonë ndaj tij nuk varet nga asnjë individ, po është flamur beteje i PS për ta bërë Shqipërinë të ardhmen tonë dhe çdo i zgjedhur nuk duhet ta harrojë se flamuri i PS s’mund të bëhet mbulesa e askujt, për asnjë interes apo faj vetjak.