A është apo ka qenë ndonjëherë Linda Rama aksionere?
Linda Rama nuk ka qenë asnjëherë dhe nuk është aksionere apo zotëruese opsionesh të ABI Bank. Linda Rama ka qenë një anëtare e pavarur e Bordit ku ka dhënë kontributin profesional me kompetencë dhe aftësi shumë të admirueshme.
linda-abi-bankPse u largua Linda Rama nga Bordi i ABI Bank?
Zonja Rama ka qenë për tre vjet në Bordin e ABI Bank. Arsyeja pse Linda u ftua në Bord është për aftësite e saj profesionale, njohjes time profesionale me të që në 1993, të qenurit një zonjë me reputacion të padiskutueshëm, dhe nivelit të lartë të sofistikimit që një investitor i sofistikuar si NCH kërkon të ketë në Bordin e tij. Largimi i saj nga Bordi është sipas standarteve dhe praktikave të institucioneve financiare të rikompozimit të Këshillit Drejtues. Zonja Rama është një nga dy anëtarët që do të zëvendësohen nga dy profesionistë të shkelqyer Amerikanë me eksperience të gjate në fushën e bankës dhe financës. Në kuadrin e një periudhe në Bord prej tre vjetësh dhe bashkimit të ABI me NBG është normale një rifreskim i Bordit. Ne jemi në proces të aprovimit të dy kandidatëve të rinj. Cështja e përbërjes së Bordit për ne ka qëne dhe është shumë e qartë, transparente dhe tashmë është e mbikonsumuar për mëse dy vjet. Personalisht jam ndjerë thellësisht i trishtuar nga sulmi që i është bërë një femre dhe profesioniste karriere si zonja Rama. Gjithsesi, zonja Rama nuk është më anëtare e Bordit të ABI Bank dhe mbase ka ardhur koha që kjo temë e mbikonsumuar të mbyllet.