Bashkëshortja e 54-vjeçarit, Resmi Turani, i del në mbrojtje burrit të saj duke deklaruar se nuk ka asgjë të vërtetë për ngjarjen që akuzojnë. Fajre Turani thotë se e gjitha është një sajesë dhe pas akuzave të vajzës fshihet dikush që e ka nxitur të bëjë denoncim në Polici. “Kam ardhur apostafat nga Greqia për këtë punë.
Më morën në telefon, por nuk ma ha mendja kurrë që burri im të ketë bërë një gjë të tillë”, shprehet Fajre Turani. Ajo tregon se ka qenë nusja e vëllait të saj që e ka marrë në telefon duke i thënë se bashkëshorti i saj kishte abuzuar seksualisht me vajzën e saj 15-vjeçare. Fajre Turani më tej thotë se nuk mund ta besojë që burri i saj, i cili prej shumë vitesh punon si taksist të ketë abuzuar me mbesën e saj. Bashkëshortja e Resmi Turanit madje drejton gishtin edhe nga kunata dhe vëllai i saj, të cilët thotë se mund të jenë gënjyer nga dikush që ka stisur të gjithë këtë histori. Qëllimi sipas saj mund të jetë për të përfituar financiarisht. Por, në fund Fajre Turani thotë se gjithçka e lë në dorë të drejtësisë për të zbardhur se si qëndron e vërteta e gjithë kësaj historie. Ajo shton se prej ditës së denoncimit nuk ka më asnjë komunikim me
Intervista me bashkëshorten e 54-vjeçarit “Mbesa mund të jetë gënjyer nga dikush” Fajre Turani: S’besoj kurrë që burri im mund ta ketë bërë
familjen ku është rritur.
Si e mësuat ngjarjen për të cilën akuzohet bashkëshorti juaj?
Unë isha duke kryer punët e përditshme, kur më merr në telefon nusja e vëllait dhe më thotë shumë prerë që burri yt ka kryer marrëdhënie seksuale me vajzën time. Ky ka qenë momenti i parë dhe i vetmi gjatë të cilit kam folur me njerëzit e mi për këtë ngjarje, pasi më pas ata nuk u bënë më të gjallë. Sapo më
thanë kështu, kunata më mbylli telefonin dhe unë menjëherë shkova drejt banesës time. Por, ndërsa isha duke shkuar për në shtëpi dëgjova gjatë rrugës që kishte ardhur policia dhe kishte arrestuar burrin tim, gjë për të cilën unë mendoj se kunata e kishte bërë denoncimin së bashku me mbesën.
Çfarë mendoni në lidhje me këtë ngjarje?
Kam mbi 25 vite që jam martuar. Kemi dy fëmijë të mrekullueshëm dhe na njohin të gjithë në fshat që jemi njerëz të ndershëm dhe shohim punën tonë. Burri im ka shumë vite që punon si taksist në fshat dhe askush nuk flet keq për të. Nuk mund ta besojë që burri im ta ketë bërë atë për të cilën akuzohet.
Atëherë, përse mendoni që mbesa juaj e akuzon bashkëshortin tuaj?
Mbesa është e vogël dhe mund të jetë gënjyer nga ndonjë person që nuk na do të mirën.
Por, unë akuzën nuk ia fal kunatës time dhe vëllait tim, të cilët janë gënjyer dhe besojnë se ka ndodhur një gjë e tillë. Ndoshta dikush do të përfitojë nga kjo situatë për të na bërë keq, unë këtë nuk di ta them, por me bindje të plotë them që bashkëshorti im nuk e ka bërë një vepër të tillë. Tani unë ja lë gjithçka në dorë drejtësisë që të veprojë, sepse me njerëzit e mi nuk kam folur më që nga ajo ditë. Por, do të jem në mbështetje të burrit tim./panorama.com/