Aksidenti i Rëndë në Shkodër, la pas katër viktima dhe një prej tyre ishte Noemi, vazja 10-vjeçare. Sot në një prononcim ka folur Mësuesja e saj, e cila ka thënë se ishte një ngjarje që ka tronditur të gjithë. Marije Leka, tha se ajo e kishte marrë që në klasë të parë, por zoti ja mori nga duart.
“Është një ngjarje e rëndë që na ka tronditur. Noemin e mora që në klasë të parë. Ishte një nxënëse e shkëlqyer në shkolle. Një sjellje shembullore. Ishte një shembull për të gjithë fëmijët. Unë edhe një vit dal në pension dhe Zoti ma mori nga duart. Na gjymtoi të gjithëve. E kam edhe në lagje dhe jemi të tronditur. Nuk arrij ta besoj çfarë ka ndodhur.”,thotë mësuese Marija.