Redaksia e JOQ.al në një bisedë telefonikë me Seit Fishtën, ka bërë të mundur zbardhjen e një reagimi mbi ngjarjen e ndodhur në Velipojë ku mbetën të plagosur rreth 20 persona dhe morën djegie të rënda në pjesë të ndryshme të trupit Besnik Zenuni 55 vjeç dhe djali i tij Hektor Zenuni. Sipas një versioni të ISHTI (Inspektorati Shtetëror Teknik dhe industrial), kompleksi në Velipojë deklarohej në pronësi të Fishës dhe shkaku i shpërthimit nuk kishte qenë rrjedhja e një bombole gazi por rrjedhja e një cisterne 1 mijë litërshe me gaz për përdorim në kuzhinë.
Ai bën me dije për JOQ.al se:
Jam ndërtuesi i këtij resorti dhe kam 6 vite që kam e shitur dhe e kam bërë me certifikatë pronësie, personit të cilit i ka ndodhur incidenti është pronari i lokalit. Përsa i përket faktit se zjarri kishte ardhur nga rrjedhja e cisternës së kuzhinë, e vërteta sipas Fishtës është tërësisht e kundërta: E gjitha ka ardhur nga një shkëndijë elektrike të kompjuterëve dhe prej aty kanë marrë flakë të gjitha pajisjet e tjera. Kjo ka ndodhur tek kompleksi Fishta në një dyqan të veçuar, që quhet “Cavaliero”. Është i dëmtuar edhe pronari i resortit, së bashku me djalin e tij. Shpresojmë që mos kenë problem për jetën. Nuk ka pasur probleme me gazin, por ka pasur probleme me kompjuterët dhe pastaj kanë shkaktuar shpërthimin tek pajisjet e tjera të godinës që furnizohen me gaz, u shpreh Fishta për JOQ.al.
Sa i përket bombolave Fishta shprehet se ato kanë qenë të siguruara brenda të gjitha parametrave dhe nuk kanë qenë shkaktare të këtij shpërthimi.
Nuk kanë shpërthyer bombolat. Këtë e konfirmoi edhe Inspektorati Shtetëror Teknik dhe industrial. Gjithçka ka ardhur nga brenda lokalit. Gazi që ka qenë në impiant ka marrë flakë dhe më pas prej aty ka ndodhur shpërthimi. Bombolat kanë qenë me valvul të siguruara brenda të gjitha parametrave. Vetëm lokali ka pasur probleme, jo kompleksi. Cisterna kryesore nuk është prekur. Ndërsa prej nxehtësisë së madhe që ka pasur lokali rrjedh gaz dhe janë duke u marrë me mbylljen e saj. Përsa i përket posteve të tij, ai deklaron se nuk ka qenë kurrë kryetar komune dhe se ka kandiduar me PDIU jo me PS./JOQ.al/