Kryekomisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka rrëzuar kërkesën e Partisë Socialiste që në fletët e votimit për zgjedhjet e 25 prillit, kandidatët të shënohen me numra dhe jo me emra.
Në këtë mënyrë, KQZ vendos që në fletët e votimit të jenë me emra siç edhe u vendos mbrëmjen e shkuar. Kështu, në çdo qark, fleta e votimit do të ketë emrat e kandidatëve për deputetë të secilit qark.