Rrufe në qiell të hapur te Egnatia, Gugash Magani largohet nga skuadra rrogozhinase.
Këtë lajm e ka bërë publike klubi i Egnatias në profilin e saj në rrjetin social në “Facebook” teksa kanë deklaruar se ky largim vjen me konsensus dhe duke i uruar suksese në vijim trajnerit Magani.
Rrogozhinasit e nisën mjaft mirë këtë sezon duke marrë dhe statusin e “surprizës” në Kategorinë Superiore, por disa rezultate të njëpasnjëshme negative e penalizuan skuadrën dhe me shumë mundësi kjo mund të jetë dhe arsyeja e këtij “divorci”.
NJOFTIMI I KLUBIT TË EGNATIAS
“Njoftim :
KF Egnatia falenderon trajnerin Gugash MAGANI për bashkëpunimin .
Klubi dhe trajneri vendosin të ndërpresin bashkëpunimin me konsesus .
I urojmë suksese në vijim trajnerit MAGANI .”