Bledi Shkëmbi mund të konsiderohet i larguar si trajner nga Tirana.
Pak minuta para nisjes së seancës strërvitore tek bardheblutë, trajneri është paraqitur në kompleksin stërvitor të bardhebluve dhe vetëm pas pak sekondash është larguar në shoqërinë e ndihmësit të tij, Sabien Lilaj. Bëhet me dije se trajneri po negocion prishjen e kontratës dhe në orët në vijim klubi do të dali me një komunikatë.
Pritet që presidenti Halili të bëjë një mbledhje me skuadrën bardheblu, për të sqaruar situatën.