Foshnja e familjes Mimini, i lindur 2 ditë më parë në maternitetin “Koço Gliozheni” në Tiranë, ka probleme serioze në zemër. Mungesa e një ene gjaku, që çon gjakun për ta pastruar nga zemra në mushkëri, vendos në rrezik jetën e tij. Antoneta dhe Arjani Mimini, prindërit e foshnjes 2 ditëshe, rrëfejnë mes dhimbjes dhe forcës çastet e para kur u njohën me problemin e të birit.
“U bëmë gati për ta nxjerrë nga spitali sapo të plotësonim kartelën vjen doktoresha e sheh fëmijën që nuk ishte në rregull. Shpejt më tha se të pret ambulanca poshtë . Zbritëm e çuam tek QSUT. Doktori i bëri eko më shpjegoi se fëmija është në gjendje të rëndë” shprehet babai foshnjes.
Deri tani gjendja e foshnjes po mbahet nën kontroll përmes ilaçit Prostagladinë revervë, pasi një ilaç i tillë nuk gjendet në Shqipëri.
“Kërkuam ndihmë nga njerëz të afërt,nuk e gjenim dot, na ndihmoi doktoresha. Ai medikamenti është sa për ta mbajtur gjallë jo për ta shpëtuar”, shton Arjani.
Albert Koja, mjek në QSUT, kontaktuar nga Report Tv sqaron se është urgjente nevoja për të ndërhyrë me operacione ndihmëse, e për këtë foshnja duhet nisur menjëherë jashtë vendit. Vendosja e një unaze ose stende duhet bërë që në ditët e para të jetës së tij.
E për prindërit e foshnjës 2 ditëshe, lufta me kohën e bën gjendjen edhe më të rëndë.
“Gjendja është alarmante. Arjan më tha bëj ç’është e mundur për të ikur që këtu se këto operacione nuk bëhen këtu, varet nga foca e tij sa mund të zgjasë” thotë babai foshnjes me lot në sy.
I kontaktuar nga Report Tv, Romeo Zegali që mban detyrën e marrdhënieve me jashtë në Ministrinë e Shëndetësisë, u shpreh se Ministria po kontakton vazhdimisht me Ministrinë e Shëndetësisë në Turqi, spitalet dhe institucionet diplomatike jashtë vendit.
E ndërsa familjarët po nxihtojnë për përmbushjen në kohë të dokumentave, problemi financiar vështirëson pozitëne familjes Mimini, pasi shuma fillestare e ndërhyrjes varion nga 17 deri 20 000 euro.
Familja Mimini ka hapur një llogari bankare që kushdo që mundet të ndihmojë për të shpetuar jetën e foshnjes së vogël.
“Unë kërkoj që të më ndihmoni që ta nxjerr jashtë djalin. Dua të mnë ndihmoni, djali pa aparaturën nuk mund të jetëojë. Kam nevojë për ndihmë,‘ shprehte nëna bebes teksa lotët i kanë pushtuar sytë./shqiptarja/