Kokaina e sekuestruar këtë të mërkurë në Durrrës ishte fshehur në dyshemenë e dyfishtë të kontenierit të ngarkuar me banane. Fotoja, në të cilën janë 528 pako të sekuestruara është publikuar nga edhe nga ShkodraWeb.
Ndërkohë, me anë të një deklarate për shtyp drejtori i Policisë Ardi Veliu, ka njoftuar se sasia 613 kg, arrinte vlerën e 180 milion euro. Sipas Veliut, kamionët që hynë në Shqipëri, ku brenda u gjet sasia e madhe e kokainës, ishin në llogari të kompanisë Arbri Garden, me pronar Arbër Çekaj.
Ky i fundit është shpallur në kërkim nga policia. Veliu u shpreh se janë vënë në prangat e policisë dhe 2 persona, Donaldi Lushaj, lindur Tropojë dhe Armando Pezaku, lindur në Durrës.
Kontenieri me drogë mbërriti më 19 Shkurt në Portin e Durrësit, pasi ishte nisur nga Kolumbia e më pas tranzit në Itali dhe në Maltë.
Gjatë gjithë këtyre ditëve, kontenieri i ngarkuar me banane dhe kokainë është mbajtur nën vëzhgim nga dhe operacioni i koduar “Last Snow” u finalizua mbrëmjen e 27 Shkurtit kur ngarkesa u mor në dorëzim.