Me iniciativën dhe ideimin unik të kryetarit të Shoqatës,Saimir Ustabeqiri, bashkë me ndihmën e stafit dhe disa anëtar me AK, ndërtuam shtëpi zogjsh prej druri.
Duke qënë se punimet e drurit janë kthyer në një pasion për ne tashmë, nëpërmjet tyre përcollëm mesazhin e sigurisë dhe ngrohtësisë që meritojnë të jetojnë zogjtë.
20 shtëpi druri për zogjtë e qytetit u dhuruan dhe u vendosën përgjatë pedonales para Bashkia Shkodër, nga ku takuam kryetarin Benet Beci i cili na falenderoi për punën e bërë.
Procesi i ndërtimit të tyre ka kaluar në disa faza dhe ka zgjatur për rreth 2 muaj. Një kontribut që ja dhurojmë Shkodrës sonë, për zogjtë që na kënaqin me cicërimat e tyre. /Publikuar në faqen zyrtare në Facebook të Shoqata Para- Tetraplegjikëve Dega Shkodër/