Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pasditen e sotme në lagjen Kiras të Shkodrës, ku për pasojë ka mbetur i plagosur një 22-vjeçar i identifikuar si Hermes Beqiri. Mësohet se Beqiri ka qenë duke pirë kafe në një lokal në lagje kur është qëlluar nga persona paidentifikuar.
Personat në fjalë e kanë qëlluar të riun nga rruga përballë lokalit, e më pas janë larguar me shpejtësi në drejtim të paditur. 22-vjeçari është dërguar menjëherë në Spitalin Rajonal të Shkodrës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekeve.
Nuk dihet ende më shumë detaje rreth ngjarjes, ndërsa policia ka shoqëruar në komisariat disa persona që ndodheshin në lokalin ku ndodhi plagosja. (Foto nga Blerim Kruja)