Pasi ka kërcënuar për rreth 60 minuta se do të hidhej nga vinçi tek Pallati i Kulturës, i riu Sajmir Zalli ka zbritur nga lartësia. Për momentin nuk bëhen ende të ditura të tjera detaje, ndërsa policia është në vendngjarje, ku disa efektivë kanë hipur edhe mbi Pallatine Kulturës për të komunikuar nga më afër në përpjekje për të negociuar me personin në fjalë.
Ndërkohë që policia kërkon të flasë me të nga larg, i riu në fjalë, siç duket nga pamjet, refuzon duke u përgjigjur ashpër e me gjeste fyese. Bëhete ditur se bëhet fjalë për Sajmir Zalli i cili dyshohet të jetë rreth moshës 35 vjeç, vazhdon të qëndrojë mbi vinç e duket se komunikon edhe në telefon duke pirë cigare, ndërsa dyshohet se mund të jetë edhe në gjendje të dehur.
Ndonëse policia tenton që të afrohet me të, ai qëndron mbi viç pa asnjë mjet sigurie duke u mbajtur vetëm me duar, dhe ka kërcënuar se nëse policia do të tentojë të ngjitet mbi vinç ai do të hidhet, duke kërkuar edhe praninë e prokurorit.
Kanë qenë qytetarët që kanë informuar policinë se një i ri po tenton të vrasë veten duke kërcënuar të hidhet nga vinçi. Ende nuk dihen arsyet se pse ky i ri po kërcënon me vetëvrasje, por fillimisht dyshohet se bëhet fjalë për çështje pronësie. /shqiptarja.com/
Femijet e Saimir Zallit