Në Sallën Operative të Komisariatit të Vaut të Dejës ka ardhur një telefonatë se në fshatin Toplanë kishte një konflikt midis dy shtetasve dhe kishte të shtëna me ar.më zjarri. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës kanë reaguar në kohë dhe në bashkëpunim me Forcat Operacionale të DVP Shkodër bënë të mundur lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga te shtetasit:
Gj. V., 47 vjeç, lindur dhe banues në Toplanë, të Njësisë Administrative Temal, të Bashkisë Vau i Dejës, i cili kur ka parë forcat e Policisë ka tentuar të largohet.
Ky shtetas, në banesën e tij, pas një konflikti të çastit ka shtënë me pushkë kundrejt shtetasit P. L., i cili ndodhej për vizitë tek banesa e shtetasit Gj. V. (miq me njëri-tjetrin). Gjatë kontrollit në banesë iu gjeten dy ar.më zjarri (pushkë) pa leje, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vr.asje me dashje” e mbetur në tentativë” dhe “Ar.mëmbajtja pa leje”