5 studentë të Universitetit “Luigj Gurakuqi” në Shkodër kanë përfituar intership 1-vjeçar në Amerikë.
Global Carrier Exchange në bashkëpunim me universitetin e Shkodrës ka përzgjedhur 2 studentë të masterit profesional ne degën e Turizmit si dhe 3 student të vitit te 3-të bachelor në Turizëm të cilët për një vit do të zhvendosen ne Karolinën e Veriut për të zhvilluar praktikat profesionale.
I gjithë intershipi mbështetet nga Departamenti Amerikan i Shtetit. Ky intership do të jetë një mundësi shume e mirë për këto studentë për të zhvilluar dhe thelluar më tej njohuritë në fushën e Hoteleri – Turizëm.