Ditën e shtunë paradite, më 23 mars 2024 Myftinia Shkodër me mbështetjen e shoqatave dhe fondacione bamirëse kanë shpërndarë 500 paku ushqimore.
Fillimisht u bë shpërndarja e 100 pakove te xhamia Ura e Bunës për tërë familjet e kësaj lagje, të cilët janë lënë pas dore nga institucionet përkatëse dhe jetojnë në mjerim të thellë.
Pastaj, vijoi shpërndarja te xhamia e Kirasit e 300 pakove për jetimët, të cilët ndihmohen në mënyrë të vazhdueshme nga shoqatat bamirëse të Kuvajtit, por jo vetëm.
Shpërndarja tjetër vijoi me 100 pako për shoqatën e Para-Tetraplegjikëve, me seli te shkolla “Ali Laçej”.
Gjithsej këto 500 paku u mundësua nga Bejtuz-Zekat të Kuvajti, En-Nexhat El-Hajrije të Kuvajtit dhe zbatuar nga Komuniteti i Bashkuar Kuvajtian për Bamirësi.
Një falënderim i veçantë edhe për z. Erion Hasmegaj, koordinator për zonën e Shkodrës, për jetimët dhe ndihmat e tjera, që shpërndahen nga shoqatat në fjalë.
Më herët, ditën e enjte, më 21 mars 2024, u bë shpërndarja e 175 pakove ushqimore për fshatrat Mjedë, Shirq dhe Kullaj, pikërisht nga xhamitë përkatëse të tyre, të cilat u mundësuar nga fondacioni “Mirësia”.
Myftinia Shkodër falënderon përzemërsisht donatorët bamirës nga shteti i Kuvajtit, të cilët janë gjithmonë bujarë me popullin shqiptar, familjet dhe shtresat e ndryshme, që kanë nevojë për ndihmë dhe mbështetje.