“Ahengu Shkodran”, një traditë shkodrane që nga shekujt po përtërihet, pasurohet e merr vlera të reja. Një visar i çmuar i muzikës dhe kulturës shqiptare, “Ahengu Shkodran” ka krijuar një atmosferë fantastike në oborrin e Muzeut Historik të Shkodrës.
Këngëtarë të njohur por edhe të rinj, instrumentistë me përvojë por edhe talente të reja, vazhdojnë të interpretojnë me të njëjtin pasion ahengun shkodran.
“Ahengu Shkodran” vazhdon rrugëtimin e tij si një iniciativë e konsoliduar dhe e mbështetur fort nga Bashkia e Shkodrës, në bashkëpunim me Qendrën Kulturore “Pjetër Gaci”, Teatrin “Migjeni” dhe Muzeun Historik të Shkodrës.