Një person është plagosur si pasojë e një aksidenti mëngjesin e sotëm. Një motor është përplasur me një makinë tip ‘Audi’.
Drejtuesi i motorit i plagosur është dërguar në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa policia ka nisur hetimet për sqarimin e rrethanave.
Nga të dhënat e para mësohet se drejtuesi i motorit po lëvizte në krahun e kundërt kur është përplasur nga ‘Audi’.