Një aksident mjaft i rëndë është regjistruar paraditen e sotme në zonën e quajtur pranë rrethrrotullimit, në hyrje të qytetit të Koplikut në Malësinë e Madhe.
Si pasojë e përplasjes 4 persona janë plagosur, njëri është në gjendje të rëndë, i cili më pas ndërroi jetë.
Aksidenti ndodhi në aksin Shkodër-Hani i Hotit, pas përplasjes së dy automjteve, njëri prej të cilëve ka dalë nga rruga.
Policia dhe forcat zjarrëfikëse janë tashmë në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. /Foto nga Zani Veriut/