Një grua e moshës rreth 50- vjeçare, është aksidentuar këtë mëngjes të së hënës në Shkodër. Sipas raportimit të RTSH Shkodra, aksidenti është verifikuar në sheshin e spitaleve, në lagjen “Skenderbeg”.
Një automjet është përplasur me një motorçikletë, ndërsa e lënduar ka mbetur një grua, e cila është dërguar në spital për kujdes mjekësor. Policia rrugore është në vendngjarje për të zbardhur dinamikën e aksidentit të radhës në Shkodër.
Vetëm 24 orë më parë, në hyrje të qytetit, ndodhi një aksident tjetër. Një grua me biçikletë u përplas nga një automjet me targa të huaja. Ndërsa shoferi i shoqërua në komisariatin e politicë, gruaja përfundoi në Spitalin e Shkodrës.
Ndërkohë, pritet që policia e Shkodrës të dalë me njoftim zyrtar për aksidentin dhe pasojat e tij.