Policia në njoftimin e saj shkruan se dy viktimat kanë qënë këmbësorë ndërsa mjeti ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal. Ndërkohë që drejtuesi i mjetit u largua nga ngjajra, por pak minuta më vonë është bërë dhe shoqërimi i tij.
Sipas informacioneve Amarildo Çalamani, ka qenë duke drejtuar mjetin në momentin e akisdentit. Nga verifikimi ne sistemin e-gjoba rezulton se Amarildo Çalamani është drejtues mjeti problematik, pasi është ndëshkuar me 10 masa administrative dhe konkretisht:
3 masa për parakalime te gabuara brenda vitit 2018, 2 masa për përdorim celulari, 1 mase administrative për tejkalim shpejtësie me pezullim te leje drejtimit ne 2017 dhe një mase për mungese kontrolli teknik.