Aktori i njohur Çun Lajçi ka vijuar shtegtimin e tij. Pasi është shfaqur në Prishtinë dhe në Tiranë rrugëve të qytetit duke shitur librat e tij, ai është shfaqur edhe në Pedonalen e qytetit të Shkodrës. Si një aktor i njohur, ai nuk ka mundur të kalojë pa interesimin jo vetëm të mediave, por edhe qytetarëve.
Janë të shumtë ata që pasi kanë blerë një libër nga ai, kanë preferuar të pozojnë dhe madje të publikojnë foton në rrjetet sociale. Çun Lajçi ka zgjedhur një mënyrë të tillë proteste, për të tërhequr vemendjen për shtresën e aktorëve e artistëve, të cilët veçanërisht në këto muaj të pandemisë, janë lënë në harresë nga qevertitë qoftë edhe me mbështetje financiare.