“Tinka e perjeshtme” ka qene lajtmotivi qe ka shoqeruar festimet e 85- vjteorit te lindjes se Nderit te Kombit, aktores unikale ne teater dhe ne Kinema, Tinka Kurti. Festimet jane organizuar nga Teatri “Migjeni” dhe Bashkia Shkoder, duke sjelle ne metropolin verior edhe mjaft emra te njohur te artit. Natyrisht qe Tinka Kurti nuk ua ka aspak nevojen, por mungesa e perfaqesuesve te qeverise dhe te deputeteve socialiste te Shkodres, nuk ka shkuar pa rene ne sy. Megjithate, bashkohemi me urimin e te gjithe atyre qe sot ishin pjese e gezimit te Tinkes dhe jo vetem: Edhe 100 te tjera o mit i gjalle e i perjetshem i skenes dhe ekranit shqiptar!
[masterslider id=”48″]