Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj janë një nga çiftet më të ndjekur të rrjeteve sociale. Një pjesë e jetës së tyre tashmë është në sytë e publikut, edhe përmes ndarjes në rrjetet sociale.
Orët e fundit, familja e madhe ka patur një gëzim. Vajza e tyre Zoi, ka mbushur vitin e parë të jetës dhe natyrshëm nuk do të mungonte festa për vajzën e vetme mes dy vëllezërve, Jonit dhe Diellit, përcjell ShkodraWeb.
Festa është shoqëruar edhe me një rit tradicional për besimtarët kaolitkë, komunitetit të të cilëve i përket regjisori Grishaj. Zoi ka marrë sakrementin e parë, pagëzimin si katolike.
Nga fotot e shpërndara nga Arbana dhe Eduarti, duket sikur ceremonia është zhvilluar në një kishë, ku sigurisht më pas, nuk ka munguar as darka tradicionale me pjesëtarë të dy familjeve, Osmani dhe Grishaj, shkruan ShkodraWeb.