Arbis Vjerdha është zyrtarisht kandidat për kryetar të Partisë Socialiste në Shkodër. Mësohet se në celularin e tij, ka mbërritur një mesazh, ku njoftohet për këtë fakt.
“Përshëndetje! Ju informojmë se ju jeni përzgjedhur për fazën e prezantimit të platformës së kandidimit tuaj për pozicionin e kryetarit të Partisë Socialiste Bashkia Shkodër.
Prezantimi juaj do të bëhet në prezencën e Kryesisë së Partisë Socialiste dhe Asamblesë së zgjeruar të Bashkisë Shkodër, ditën e enjte, datë 16 qershor ora 19.00 tek Restorant Dubai. Në emër të Partisë Socialiste, ju urojmë suksese!”, thuhet në mesazhin e njoftimit për Vjerdhën.
Disa fitë më parë, me 31 maj kur skadonte afati i paraqitjes së kandidatura për kryetar të PS Shkodër, Arbis Vjerdha ishte përjashtuar nga gara. Madje, selia rozë doli edhe me një deklaratë për mediat në rrjetet sociale, duke shpjeguar arsyet pse Vjerdha nuk mund të kandidonte.