Chery Cup, në Maqedoninë e Veriut ka qënë suksesi i radhës i tenistit të talentuar shqiptar Ares Ferhati. Mes 150 konkurentëve nga të gjitha vendet e rajonit, 10 vjecari Ares Ferhati ka shkëlqyer sërish, duke treguar vlerat dhe talentin e tij duke u shpallur kampion në kategorinë e tij në moshën 10 vjecare, ndërkohë që ka fituar vendin e tretë në këtë turne në kategorinë e 11- vjeçarëve. Gjithashtu Ares ka fituar edhe vendin e pare ne kategorine Double së bashku me Ivan Trpkovski
Paraqitja e tenistëve shqiptarë në këtë turne ka qënë fantastike ndërkohë që Ares Ferhati është përgëzuar edhe nga organizatorët si një talent i së ardhmes në sportin e tenisit. Suksesin kuqezi në këtë turne ndërkombëtarë e ka përshëndetur edhe Federata Shqiptare e Tenisit e cila në rrjetet sociale ka shpërndarë edhe fotot e kampionëve në këtë event.
Ares Ferhati, tashmë e kthyer në refren të çdo kompeticioni fitimin e trofeve, ndërkohë që ky është turneu i parë jashtë kufijve të Shqipërisë që shpallet fitues absolut në të gjitha duelet. Talenti, i ndërthurur me stërvitjen e palodhur janë çelësi i suksesit, ndërkohë që këtë emër mesa duket ta fiksojmë gjatë në këtë sport pasi të dhënat flasin që tani për kampion të padiskutueshëm