Policia italiane ka bërë të mundur arrestimin e dy shqiptarëve të cilët akuzohen për trafik droge. Të arrestuari janë Armando Xifaj dhe Ermir Daci, të dy të moshës 47 vjeçare.
Ata janë arrestuar në provincën e Komos pasi u kapën me 17.5 kg heroinë dhe 9 kg substancë që përdoret për prerje. Vlera e drogës kalon 300 mijë euro shkruajnë mediat italiane.
Heroina ishte e ndarë në 33 pako dhe ishin të fshehura në dy çanta, ndërsa policia përveç drogës sekuestroi një peshore dhe 5 mijë euro, shkruan lasicilia.it.
Autoritetet italiane kanë nisur hetimin për zbardhjen e gjithë rrjetit të trafikantëve, por deri më tani mësohet se po punohet dhe për identifikimin e një shqiptari tjetër.