Drejtoria Vendore e Policise Shkoder njofton: Më datë 22.08.2017, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër në bazë të informacioneve te marra në rrugë operative u bë e mundur arrestimi në flagrancë i shtetasit:
Kleand Ahmetaj, 22 vjeç, banues në lagjen “Naim Gjylbegu” Shkodër,
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesë u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale 574 gram, lëndë narkotike e llojit Cannabis Sattiva Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.