Drejtuesi politik i fushatës së PD- së për Qarkun Shkodër, Helidon Bushati, ka zhvilluar sot një takim me me të rinj që votojnë për herë të parë me 25 prill. Ai ka zgjedhur sheshin para gjimnazit “28 Nëntori” në qytetin e Shkodrës, për të zhvilluar këtë bashkëbisedim me të rinjtë në ditën e 30 vjetorit të Eksodit të Marsit 1991 drejt Italisë.
Helidon Bushati shkruan në Facebook: Takim me të rinj, të reja dhe votues për herë të parë.
Si sot para 30 vitesh, një anije eksodi me të rinj dhe të reja, la Shqipërinë. Kjo vazhdon të jetë ëndrra që një qeverisje në ikje ka për ju, por kjo nuk mund të jetë kurrë ëndrra juaj.
Asnjë qytet nuk të bëhet Shkodër, asnjë shtet nuk të bëhet Shqipëri dhe asnjë gjuhë nuk të tingëllon ma bukur se gjuha shqipe. Është koha t’i thoni boll atyre që kanë 8 vite që vendosin xhepat e tyre para të ardhmes tuaj.
Boll më! Kanë 8 vite që ngrejnë mure të pakapërcyeshme drejt të ardhmes tuaj. Mua më është dhënë mundësia në vendin tim, prandaj të njëjtën mundësi jam i gatshëm t’jua jap secilit prej jush.
Koha juaj nuk po vjen, ajo tashmë ka ardhur.
PËR KOHËN E LIRË, ARGËTIMIN TUAJ, MBI 6 ORË HUMOR I ZGJEDHUR PËR KËNAQËSINË TUAJ! JEPI “PLAY” DHE SHIJO!