Suksesi i radhës i atletëve të Vllaznisë ku dominuan në shumë gara, duke zënë vendet e para dhe duke u kualifikuar për në kampionatin ballkanik të Stambollit me 10.02.2024
Spikatën atletët Franko Burraj në 400m, vendi i parë me rezultatin 46”93, gjithashtu duke u shpallur edhe sportisti më i mirë i aktivitetit me 1112 pikë olimpike.
Lenadro Çardaku në garën e 60m zuri vendin e parë me rezultatin 6”99, një rezultat premtues që ka vite që nuk arrihet.
Muhamet Çangeli në garën e kërcimit së gjati zuri vendin e parë me rezultatin 7.33m, një rezultat premtues dhe tregues i rezultateve progresive të këtij atleti.
Kolindo Kiri në garën e kërcimit 3-hapësh zuri vendin e parë me rezultatin 15.27m, një rezultat shumë i mirë për këtë atlet, që premton shumë.
Glenis Haxhia në garën e kërcimit së larti zuri vendin e parë me rezultatin 1.90m.
Erisa Rrasa në garën e kërcimit së gjati dhe kërcimit 3-hapësh zuri vendet e para, me rezultatet 5.55m dhe 10.90m një rikthim i kësaj atleteje pas shumë dëmtimesh.
Paraqitje të mirë kanë bërë edhe atletët Durjon Idrizaj në 60m/p dhe 3-hapësh duke zënë vendin e dytë. Genald Selhanej në garën e 60m/p vendi tretë dhe në 400 vendi i tretë. Erdi duka në kërcim së gjati vendi i tretë me rezultatin 6.66m. Sidrit Kopliku në garën e 800m zuri vendin e dytë me rezultatin 2’08”45
Rezultate premtuese kanë arritur edhe atletët e rinj Rigers Haxhia në 60m, Salvator Gjeçaj në 400m, Serdar Cungu në 60m, Dejan Balla në 400m, Renis Jasini në 60m, Idlir Hoxha në 400m, Mario Cepi në kërcim së gjati, Elizeo Spathari në kërcim së gjati.
Për të reja spikatën Roah Bashli në kërcim së gjati, Elois Heta në kërcim së gjati. Një përgëzim për stafin teknik Albert Marashi, Bruno Rrotani, Dorjan Tafa, Jetmir Jahaj.
Ekipi kuqeblu falenderon Bashkinë Shkodër për mbështetjen e vazhdueshme që i ka dhënë ekipit të atletikës, njëkohësisht një falenderim shkon edhe për Drejtorinë e Sporteve në Bashki për mbështetjen dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm.
Përgëzime edhe Federatës Shqiptare të Atletikës për organizimin e garave, ku të gjitha matjet ishin me elektronikë dhe me matës ere sipas standarteve që kërkohen.