Një avion i ri me vlerë 55 milionë paund është vendosur të jetë avioni më i madh privat në botë, me katër zona jetese dhe një dhomë gjumi, ku pasagjerët mund të fluturojnë mes luksit.
Bëhet fjalë për avionin Global 7000, i cili vjen nga Bombardier dhe po bën debutimin e tij në Las Vegas. Çdo dhomë e avionit është e pajisur me televizorë me ekran të madh, dritare ekstra të mëdha dhe lidhje interneti.
Ndërkohë, tetë aeroplanë të Global 7000 janë aktualisht në prodhim dhe pritet të vihen në përdorim në fund të vitit 2018. /shqiptarja.com/