Dhjetëra qindra qytetarë u mblodhën sot në ‘Rrugën e Kombit’ për të protestuar kundër vendosjes së taksës për mjetet që qarkullojnë në këtë aks rrugor.
Protesta u shoqërua me tensione dhe përplasje mes policisë, ku pati 14 të plagosur. Por ajo që ra në sy është fakti se në protestën e organizuar në Kalimash ka marrë pjesë edhe ish-bodigardi i ish kryeministrit Sali Berisha, Sali Lushaj.
Ky i fundit është mjaft aktiv në protestat që organizon PD, ndërsa djali i tij këngëtari Arkimed Lushaj i njohur me emrin Stresi e ka pranuar publikisht se është një mbështet i zjarrtë i PD dhe ish kryeministri Sali Berisha.