Ka vetëm pak orë që rruga nga Shkodra në Theth është bërë e kalueshme. Pas rreth 1 muaji punë të mjeteve të rënda të Ushtrisë dhe mjeteve të Bashkisë Shkodër, tashmë pika turistike është e aksesueshme me automjete. Pavarësisht kësaj, banorët janë të pakënaqur. Në një mesazh të dërguar në Redaksinë e ShkodraWeb, një nga banorët e Thethit e shpreh haptas pakënaësinë duke thënë:
“Krim i rende! Shikoni sa mire eshte punuar per hapjen e rruges Boge – Theth…? Rruga eshte shkaterruar ne menyre kriminale, na lene 6 muaj te izoluar dhe kur dalin me heqe boren me shum bejme dem se pune. Per kete duhet te mbaje pergjegjesi ai qe e ka bere kete masaker. Shikoni cfare masakre k bere ushtria ne hapjen e rruges per ne Theth.”.
Mesazhin e tij banori i Thethit e ka shoqëruar edhe me disa foto, të cilat mund ti shikoni.