Bardh Spahia, kandidati për Bashkinë e Shkodrës i “Shtëpia e Lirisë”, ka publikuar fotot e takimit të zhvilluar me banorë të Rrethinave, Shalës, Shoshit e Pultit.
Në këtë takim ishte i pranishëm edhe ish- kryeministri Sali Berisha, ndërsa pjesëmarrja e banorëve në takim dhe entuziazmi ka qenë mjaft i dukshëm.
PUBLIKIMI I BARDH SPAHISË NË FACEBOOK
Rrethinat, Shala, Shoshi dhe Pulti i janë bashkuar shumicës së shkodranëve që me 6 mars do të vulosin Fitoren e “Shtëpisë së Lirisë” në Bashkinë e Shkodrës.