Me inisiativën e Revistës “Fjala”, në bashkëpunim me familjen dhe miq e kolegë sot në Koplik u organizua aktiviteti “Orë letrare-Homazh” në përkujtim të shkrimtarit e mësuesit të nderuar të ndjerit Ramiz Lika e nën moderimin e gazetarit e botuesit të kësaj reviste Gëzim Vuçaj.
Mori pjesë dhe përshëndeti edhe aktivitetin kryetari i Bashkisë Malësi e Madhe Tonin Marinaj si dhe shumë nga të pranishmit si: Kadri Ujkaj kritik letrar, Mimoza Rexhvelaj poete, Life Hasaj poete, Ndue Bacaj publicist historian, Vlash Linadi koleg arsimtar, Bashkim Ramekaj gazetar, Jonuz Delaj lahutar, Rita Shkurtaj studiuse, Qazim Çela poet humorist, Dakë Keqaj poet, Marash Gilaj koleg arsimtar e poet. Të pranishmit sollën kujtimet dhe rezymenë e botimeve të këtij shkrimtari e mësuesi të nderuar për trevën e Malësisë e Madhe e më gjërë
.
Në fund në shenjë falenderimi për të pranishmit përshëndetën edhe familjarët: Nazire Lika bashkëshortja dhe Ervin Lika djali i të ndjerit.
Kujtojmë se i ndjeri Ramiz Lika mban disa tituj të rëndësishëm si: Mësues i Merituar, “Qytetar Nderi” i Bashkisë Malësi e Madhe, “Anëtar Nderi” i Shoqatës “Sofra e Malësisë” dhe “Mirënjohja” e Shoqatës Artistiko- Kulturore “Sali Mani” dhe Revistës “Fjala” ku kjo e fundit ju dorëzua në këtë aktivitet familjarëve nga Kryetari i Bashkisë Malësi e Madhe Tonin Marinaj.