Bashkia Shkodër ka shpërndarë një mesazh sensibilizues lidhur me pastrimin e territorit. Në faqen e saj zyrtare në Facebook, Bashkia e qytetit më të madh verior ka publikuar disa foto shoqëruar me nje mesazh. “Nga korriku 2016 po monitorojmë dy herë në ditë situatën e pastrimit në territorin e Bashkisë tonë. Edhe pse nuk përjashtohen problemet gjatë punës, grafikët e pastrimit në qytet dhe në Njësitë Administrative, respektohen. Fotot që që janë bërë sot në mëngjes, tregojnë monitorimin në territor dhe sic mund ta konstatoni, pikat e grumbullimit evadohen çdo ditë dhe në qendër të qytetit dy herë në ditë.
Bashkëpunimi juaj, i çdo qytetari është i domosdoshëm. Na ndihmoni në përmirësimin e punës tonë të përditshme.
Monitorimi i punës që kryhet çdo ditë, rikthen në vëmendje edhe raste të tjera, fatmirësisht jo të shumta në numër. Ndërsa konteineret e mbetjeve janë të boshatisur- mund të hidhen mbeturina në to, disa banorë të Bashkisë tonë vijojnë ti hedhin në tokë. Kështu, jo vetëm shëmtojnë imazhin e qytetit, jo vetëm rrezikojnë shëndetin e tyre dhe të fqinjëve, por është mungesë qytetarie për një qytet që shquhet si simbol i qytetarisë.”, thuhet në mesazhin sensibilizues të Bashkisë Shkodër.