Në zyrën e kryetares së Bashkisë Shkodër është organizuar një takim mjafi i rëndësishëm për turizmin. Bëhet fjalë për projektin e rrugës së Thethit, financim i Bankës Botërore pas projektit të paraqitur nga Bashkia e Shkodrës. Kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi ka dashur ta konsultojë këtë projekt me operatorët turistikë por edhe komunitetin e zonës, për të arritur bashkarisht në sugjerimet më të mira që do ti paraqiten pësmes një raporti hartuesve të projektit.
Këtë ide Ademi e ka përsëritur edhe gjatë takimit, i cili duhet thënë se ngjallin interes shumë të lartë nga opoeratorët dhe nga komuniteti i zonës. Në takim kanë qënë më shumë se 50 të ftuar, të cilët kanë qënë mjaft aktivë me sugjerimet e tyre. Të pranishëm ishin edhe këshilltarë bashkiakë të Shkodrës si dhe kryetarja e Qarkut Greta Bardeli.
Fillimisht ishin zyrtarë të Bashkisë ata që paraqitën projektin, në fazën e tij aktuale por edhe një draft- projekt për qendrën e Thethit. Ata kanë njohur të pranishmit me propozimet që i janë bërë nga projektuesit, por edhe sugjerimet e Bashkisë së Shkodrës. Të pranishmit dhanë mjaft sugjerime, të cilat u mbajtën shënim me shumë kujdes dhe do të formësohen në një raport, do ti dërgohet projektuesve.
Në ndërhyrjet e saj kryetarja Ademi e bëri të qartë se dë të ketë edhe një takim tjetër, kur të jetë gati një projekt final. Në atë takim do të përcaktohen edhe përfundimisht atë sugjerime që projektuesit kanë marrë parasysh si dhe dë të jepen shpjegime teknike për të tjerat që mbasa ata nuk do të përfshijnë në projekt.
Rruga e Thethit pritet të kalojë në fazat e zakonshme të një vepre të tillë dhe shpresohet që në gjashtëmujorin e dytë të këtij viti, të nisë edhe ndërtimi i saj.